Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk reshtin protestat në Turqi, mbi 1.100 të arrestuar

12:15 / March 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8e746390 0963 11f0 97d3 37df2b293ed1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestat në Turqi kanë vazhduar për të 6-tën natë me radhë, dhe pavarësisht arrestimit të më shumë se 1.100 personave.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk gjen faj tek vetja, por tek partitë opozitare, të cilat janë duke provokuar sipas tij një “lëvizje të dhunshme” në të gjithë vendin. Më i prekuri mbetet Stambolli, kryebashkiaku i të cilit Ekrem Imamoglu – që është dhe rivali më i madh politik i Erdoganit- u ndalua disa ditë më parë nga policia nën akuzën e korrupsionit.

Imamoglu insiston se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, cka hidhet poshtë nga Erdogani. Partia kryesore opozitare në vend, ajo republikane CHP, e cila të dielën e shpalli Imamoglunë si kandidatin e saj presidencial, është shprehur se protestat do të mbyllen të martën, pa sqaruar ndërkohë se cilat do të jenë hapat e saj të mëtejshëm.

Pavarësisht pranisë masive të policisë dhjetëra-mijëra vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër arrestimit të Imamoglusë. Në disa raste u njoftua për përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve. Policia përdori pompa uji me presion dhe gaz lotsjellës. Kritikët e shohin arrestimin e Imamoglut si një përpjekje të qeverisë për të eliminuar një kundërshtar politik të presidentit Erdogan dhe i konsiderojnë akuzat si të sajuara. Ekrem Imamoglu mund të jetë kandidat zyrtar për president vetëm nëse Komisioni Zgjedhor Turk YSK, i cili konsiderohet si pro-qeveritar, e konfirmon kandidaturën e tij.

Por nëse hetimet për terrorizëm nuk janë ndërprerë deri në momentin e shqyrtimit të kandidaturës së tij nga komisioni, atehere kjo kandidaturë nuk ka gjasa të pranohet. Përveç akuzave për korrupsion dhe terrorizëm kandidatura e Ekrem Imamoglut rrezikohet edhe prej një veprimi tjetër: atij iu revokua javën e kaluar diploma e universitetit, ndërkohë që diploma universitare është parakusht për të kandiduar për president në Turqi.

arrestime erodhan Imamoglu Protesta turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.