Policia bën me dije se ditën e sotme (19 Gusht) në plazhin e Ksamilit dhe Qeparos, janë bllokuar 2 mjete lundruese, skaf dhe gomone, ndërkohë janë gjobitur me masë administrative 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues skaf dhe me masën administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues gomone.
Ndërkohë është bllokuar dhe një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Jalës dhe drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.