Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nuk votoi Donika Gërvallën, deputetja sqaron pse mori hak

16:30 / August 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk votoi për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e partisë për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook ajo sqaron se mosvotimi nuk është për arsye partiake, por sjell në vëmendje një postim të 7 shkurtit dhe 25 marsit të 2020 të Donika Gërvallës, e cila shprehej kundër propozimit të bashkëshortit të saj Rexhep Selimi në postin e kreut të grupit parlamentar të VV-së.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, shprehet ajo krahas postimeve të Gërvallës.

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi nuk ka votuar fare gjatë procesit të votimit për deputeten nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla. Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan të zgjidhen kryeparlamentare në dy votime të ndryshme në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e së mërkurës. Të dy kandidatet e propozuara nuk morën më shumë se 57 vota “për” në votimin që ashtu siç e kërkoi Gjykata Kushtetuese u bë në mënyrë të hapur. Seanca e radhës mbahet të premten në ora 11:00.

900 0 1755698752x535429713 1143677957694169 6976630073712262189 n 156

Donika Gërvalla Kosove kuvend Shqipe Mehmeti Selimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.