Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka takuar kreun e PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht në zyrën e Bashës ka shkuar koordinatori i Posaçëm Politik, Eduart Halimi.
Ky i fundit ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar, ndërsa pas tij në seli ka shkuar edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Tashmë atyre iu është bashkuar edhe Mediu, i cili po diskuton kokë më kokë me Bashën dhe Gazment Bardhin.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e numrit një të PD-së, i cili këto zgjedhje ka arritur që të grumbullojë 59 mandate.