Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Numërohen mbi 22 mijë zarfe të diasporës, PS kryeson me 54.97% të votave, PD me 28.72%! Ja si paraqiten partitë e tjera

22:55 / May 12, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet e para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm zgjedhësit brenda territorit shqiptar, por edhe diaspora po shpërblen socialistët. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, PS kryeson bindshëm edhe me votën e diasporës, sipas rezultateve paraprake.

Nga 22551 zarfe të numëruar deri tani (ora 21:30) nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 12299 vota, që përbëjnë 54.97% të votave të numëruara deri tani. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 6425 vota ose 28,72% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 1888 vota (8.44 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Partia Mundësia (668 vota, 2.99 %), Lëvizja Bashkë (499 vota, 2.23 %), Partia Socialdemokrate (209 vota, 0.93 %), Partia Koalicioni Euroatlantik (151 vota, 0.67 %), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (136 vota, 0.61 %), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (61 vota, 0.27%), Lëvizja Atdheu (33 vota, 0.15 %). Partia Aleanca Demokracia e Re (5 vota, 0.02). 

Referuar qarqeve, në Berat PS kryeson me 1341 vota ose 69,23%, ndërsa PD ka vetëm 289 vota, ose 14,92%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 184 vota (9.50 %). Lëvizja Bashkë ka marrë 43 vota (2.22%), Partia Mundësia 56 vota (2.89%), dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 15 vota (0,77%).

Në Shkodër, PD ka 772 vota deri më tani, ose 42,98%, ndërsa PS ka shënuar rritje në 709 vota, ose 39,48%. 82 ka Nisma Shqipëria bëhet, ose 4,57%, 59 PSD ose 7,18%, 44 partia Mundësia ose 2,45%, 35 Lëvizja Bashkë, 1,95 dhe 18 vota për koalicionin Euroatlantik, ose 1%.

Tiranën e kryeson PS me 2475 vota ose 47,69%, ndjekur nga Berisha me aleatët 1753 vota ose 33,78%. Nga partitë e vogla kryeson Nisma Shqipëria bëhet me 384 vota ose 7,40%, Mundësia me 238 ose 4,59%, Lëvizja Bashkë me 182 vota ose 3,51%, ndërsa 50 vota ka koalicioni i Bashës. 

Në Elbasan, PS prin me 1540 vota, ose 63% të totalit të votave të numëruara për këtë qark. Në vend të dytë renditet PD me aleatët me 477 vota ose 19.52%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 255 vota, ose 10,43%, ndërsa partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla.

Në Fier, PS kryeson me 2394 vota, ose 65,84%, ndërsa PD ka vetëm 621, ose 17,08%. 78 vota janë për Lëvizjen Bashkë, 380 për Nismën Shqipëri bëhet, 104 për partinë Mundësia. 

Në Lezhë, PS është përpara me 866 vota, ose 48,68%. PD-ASHM ka 648 vota ose 36,42%, 164 për Nisma Shqipëria bëhet, 26 për PSD.

Në Korçë, PS prin me 810 vota, ose 56,64%, ndërsa Berisha me aleatët 396 vota, ose 27,69%. 130 shkojnë për Nismën Shqipëria bëhet.  

Në Kukës deri më tani PD ka 911 vota ose 66%, ndërsa PS ka 352 vota, ose 25,51%. 57 ka marrë Nisma Shqipëria bëhet, 22 për partinë Mundësia ndërsa për PSD 21 vota.

Në Dibër, PS ka më shumë vota deri tani, 297 vota, ose 62,5%, kundrejt PD me 125 vota, ose 26,32%. 27 vota ka Nisma Shqipëria bëhet, 14 Mundësia, 7 Lëvizja Bashkë.

Edhe në Durrës, PS ka më shumë, 1179 vota, ose 62,85%, ndërsa PD-ASHM ka 521, ose 26,7%. Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 109 vota, ndërsa partia Mundësia 35 vota dhe Lëvizja Bashkë 24.

Në Gjirokastër PS ka 201 vota, ose 59,29%, ndërsa PD vetm 72 vota, ose 21,2%. 

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

22 mije lartite numerohen votave zarfe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.