Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

22:41 / July 18, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një episod të veçantë që ka zgjuar interes të madh në rrjetet sociale, kampioni norvegjez i shahut Magnus Carlsen ka zhvilluar një ndeshje të pazakontë, ai këtë herë është vendosur përballë inteligjencës artificiale, ChatGPT.

Dhe jo vetëm që doli fitues, por përmbylli lojën pa humbur asnjë prej figurave të tij.

“Ngandonjëherë mërzitem kur udhëtoj”, shkroi Carlsen në rrjetet sociale, duke publikuar fotot nga ndeshja që zgjati vetëm 53 minuta. Aty shihej se të gjithë ushtarët e ChatGPT ishin eliminuar, ndërsa Carlsen e kishte mbajtur bordin të paprekur.

Për më tepër, ChatGPT e pranoi humbjen me sportivitet dhe e komplimentoi stilin e pastër të lojës së Carlsen: “Dorëzohem. Ishte metodike, e pastër dhe precize”, thuhej në përgjigjen e inteligjencës artificiale.

Vetë Carlsen u shpreh se ChatGPT luajti mirë në hapje, por nuk arriti ta mbante ritmin më tej. Kur i kërkoi mendimin për performancën e tij, ChatGPT e vlerësoi lart: “Lojën tënde e karakterizon durimi, njohuritë taktike dhe përfundimi teknik.

Do ta vlerësoja në nivelin 1800-2000 ELO, ndoshta edhe më shumë nëse ruan këtë mprehtësi taktike.” Kujtojmë se Carlsen ka një vlerësim zyrtar prej 2839 pikësh ELO, më i larti në botë.

botes intelegjencen mund numri 1 shah
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.