Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuredin Dumani ishte nisur për ta vrarë, Elton Kila dëshmon në GJKKO: Nuk e kam besuar

13:51 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3597
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në sallat e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon të shqyrtohet një prej dosjeve më të nxehta të botës së krimit “Plumbi i Artë”.

Si pasojë e dëshmive të Nuredin Dumanit në këtë dosje është zbuluar edhe tentativa për vrasjen e Elton Kilës në Elbasan. Ky i fundit ditën e sotme ka qenë i pranishëm në seancë ku ka dhënë dëshmitë e tij.

Ditën që u arrestua, Nuredin Dumani ishte nisur për t’i bërë atentat Kilës, por përfundoi vetë nën breshëritë e armës. Kila tregoi në gjykatë dinamikën e asaj dite teksa bëri me dije se nuk ka qenë në Elbasan atë 29 mars.

“Ditën kur ka ndodhur plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen dhe kam para nga lajmet plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit unë kam qenë në Gjermani. Kisha ikur në 7:00 të mëngjesit të asaj dite. Më pas unë jam kthyer në Shqipëri pas një jave. Më pas kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë atentat mua, domethënë pas dy muajsh doli në lajme që Nuredin Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Nuk e mbaj mënd kush ma ka thënë këtë gjënë, por s’e kam besuar, sepse s’kishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz, por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë, nuk e dija me parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar ngaqë kanë qenë në Elbasan, por këtë se njihja. Unë s’kam asnjë lloj lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova se nuk doja t’i lija njollë shtëpisë. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur”, tha Kila para togave të zeza.

dëshmon Elton Kila GJKKO nuredin dumani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

12:34 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.