Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nusja na futi sherrin në shtëpi!” Prindërit: Djali po na hedh në rrugë

19:57 / July 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2206
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martesa 53-vjeçare e Marjanës dhe Qaniut, çiftit që përballet në “Shihemi në Gjyq”, po lëkundet nga një konflikt i fortë. Marjana ka kërkuar të ballafaqohet me të shoqin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për djalin e madh, Ervinin. Veç tij, ata kanë edhe një vajzë e një djalë tjetër, Florindin, i cili gjendet në publik.

Marjana thotë se problemi është fakti që Qaniu i ka dhënë gjithçka djalit të madh. Ervini është martuar dy herë dhe për familjen, ka sjellë vetëm probleme.

Qani: Ky djalë gjithë jetën ka qenë i shkatërruar për shtëpinë, probleme. Luante bixhoz, lekët i çon në bixhoz!

Marjana: Po mirë atëherë, ti si i besove që i dhe firmën?

Qani: I besova që ta marrim në gjirin tonë, ta fusim në shina!

Marjana: Ku je sot ti me birin tënd?

Qani: Na mashtroi! Më dha fjalën që…

Marjana: Si të mashtroi? Të mbylli derën dhe iku! Të mbylli gazin, dritat, ujin, ku do të shkosh ti kur të kthehesh në Shqipëri?

Qani: Grua, është gjaku i trupit, po s’besove edhe te fëmija, ku do të besosh më?

Marjana: Nuk besoj! Kur ata s’na duan ne, burrë e grua, po ne pse do t’i duam?

Marjana shprehet se i biri i ka thënë “nuk do të të zhgënjej.” Çifti kishte bindjen se do të kalonte pleqërinë me djalin e madh dhe nusen, por fjalët janë përmbysur.

Marjana: Unë nuk e dija llafin “zhgënjim”, çfarë është zhgënjimi, vrisja mendjen. Ky e pati marrë me qejf të madh nusen, nusja i ka shpatullat kështu, shemb kodrat, bën këtë e atë, ajo na erdhi e na futi sherrin në shtëpi!

Qani: Ashtu e dha llafin edhe vëllai, edhe familja, nuk doli gjë.

Marjana: Ajo më ka thënë mua “ik në azil.” Me djersën time, me gjakun tim, “ik në azil”, tha.

Eni Çobani: Po ti je goxha zonjë, si do të shkosh në azil ti? Ti je e zonja e vetes!

Marjana: Ashtu më ka thënë, “ik në azil”, më ka thënë mua nusja, çuni.

Eni Çobani: Po tani, ti dyshon që ky është me Ervinin dhe janë kundër teje?

Marjana: Nuk di gjë unë, i di ky ato problemet. Ky do të më japë llogari sot këtu!

Prona që Qaniu i ka dhënë djalit është shtëpia e çiftit në Itali. Ai i ka thënë Ervinit se Marjana nuk është dakord duke shkaktuar edhe konflikt mes nënë e bir. Qaniu shprehet se mendonte që i biri do të ndryshonte duke i dhënë gjithçka dhe jo të ndodhte e kundërta.

Marjana: Firmën e ka hedhur ky! Zotëria e ka hedhur firmën, i ka dhënë atij Ervin Muçës!

Qani: Ia dhashë se më ka premtuar, më ka premtuar që do të rri gjithë jetën me ju, do ju mbaj unë bashkë me gruan.

Marjana: Shkoi i tha edhe çunit, mami nuk do të ta hedhë firmën për shtëpinë.

Qani: Më ka mashtruar!

Eni Çobani: Pra paske futur në grindje edhe Marjanën me djalin? Pse i tregove djalit që s’do Marjana se nuk e kuptoj tani?

Qani: Ai ishte më i shtrembri në familjen tonë. Doja ta drejtoja!

Eni Çobani: Ti doje t’i jepje gjithë pasurinë për ta drejtuar apo…

Qani: I dhashë çdo gjë atij, më ka thënë për mua shko ku të duash, unë të nxjerr nga shtëpia! Të nxjerr nga shtëpia, kurse nusja thotë ju të dy shkoni në azil.

azil Eni Çobani pleqeri Policia qaniu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.