Kuzhinieri i famshëm Nusret postoi në llogarinë e tij në “Instagram” faturën e një klienti që arrinte një total prej 140,584 funtesh (161,423 euro). Çmimet shumë të larta nxitën komentuesit që të shpërthenin në kritika ndaj shefit të famshëm turk.
Fatura ishte lëshuar nga restoranti “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi, me 14 të ftuar që paguan 615,065 dirhem (140,584 funte/161,423 euro).
Nuk dihet se kujt i përkiste fatura; por një numër njerëzish të profilit të lartë po vizitojnë aktualisht Abu Dhabin për eventin e Formula 1 që fillon të premten, më 18 nëntor.