Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Çim Peka, janë përplasur mbrëmjen e sotme teksa diskutonin për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Kryeministri, i tha gazetarit që të mos e ndërpriste sepsë zëri i vjen si nga mali dhe po e shihte me bisht të syrit.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Atëherë ajo gjëja nuk ishte gjetje e gazetës Bild, por e prokurorvë që nuk e hetuan dhe e ja dhanë partisë tuaj. partia juaj më pas…
Çim Peka: Partia e kujt zoti Rama?
Edi Rama: Partia juaj
Çim Peka: Jo jo, zoti Rama nuk është partia ime
Edi Rama: Po partia jote meqë e do kështu
Çim Peka: Jo jo zoti kryeministër, nëse do ishte partia ime, ju siguroj që ju nuk do të ishit në pushtet. Unë nuk kam asnjë partia. Jeni ju ai që keni pasur parti sa djathtas, sa majtas. Unë nuk kam pasur kurrë teserë partie, kam bindje jo parti.
Edi Rama: Po mos e moho tani.
Çim Peka: Nuk mohoj bindjet e mia, por nuk kam qenë kurrë pjesë e një partie
Edi Rama: Prit tani, mos përfito nga digjitalizimi, sepse nuk kuptohemi nëse flasim të dy përnjëherë. Kam dhe një zë që më dukesh sikur vjen nga mali…
Çim Peka: E keni kompleks malin zoti Rama
Edi Rama: Ju kam zili që jetoni në mal, por bëhemi të zhurmshëm…po të shoh dhe me bisht të syrit nga ky kompjuter se po mundohem të jem i drejtë në kamerë.