Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nxiti ndarje dhe urrejtje me postime fyese për flamurin, 2 vjet burg kosovarit

16:38 / November 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1764343758xkr kosovari urrejtje frame 1311 140
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Postimet e flamurit kombëtar më kryqe apo simbole të tjera përmbi dhe me shënime të papërshtatshme në rrjetin social Facebook i ka kushtuar një dënim me 2 vite burg një 33-vjeçari nga Kosova. Dënimi ndaj të pandehurit Alban Bibaj është dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, në përfundim të një gjykimi të zhvilluar në mungesë të tij. Bibaj është shpallur fajtor për veprën penale të “thirrjes për urrejtje nacionale”.

 33-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit prej disa postimeve në llogarinë me emrin “Ubejdullah E. Subejla” në Facebook, pas tërmetit të nëntorit 2019. Në një nga postimet ai thoshte ndër të tjera se “Hoxhallarët dhe xhematlit që festojnë ditën e flamurit të fesë së demokracisë, nuk kanë lidhje me Teuhidini (njehsimi i Allahut)”. Sipas gjykatës, ai ka vijuar me postime të tjera me thënie të shkëputura nga hadithe fetare. Postimet ka shoqëruar me foto të flamurit kombëtar shqiptar, në të cilën kishte mbishkrimin “Kufr shirk”, që nënkupton mohues të Zotit dhe një kryq mbi flamur.

Për llogari të hetimit, prokuroria e Tiranës ka bashkëpunuar me autoritetet kosovare të drejtësisë. I pyetur në Prokurorinë e Pejës, në prani të avokatit, për hetimi ndaj tij në Shqipëri, Alban Bibaj ka deklaruar se ka 15 vjet që praktikon fenë islame dhe asnjëherë nuk e ka mësuar nga ndonjë predikues i fesë dhe as nuk e ka lexuar në librat fetarë se duhet ta urrejë ndokënd apo të bëjë thirrje për urrejtje nacionale. Por sipas vlerësimit të gjyqtarit Edvan Veçani, postimet e të pandehurit përmbajnë elementë të qartë që cenojnë rendin dhe paqen publike përmes nxitjes së përçarjes mbi baza kombëtare e fetare.

“Nëpërmjet përdorimit të gjuhës fyese ndaj simboleve kombëtare, si flamuri shqiptar, dhe deklarimeve se ‘nacionalizmi është kufr’ apo se ‘flamujt janë shpikje të zionistëve’, ai ka shprehur qëndrime që synojnë përbuzjen e vlerave kombëtare dhe krijimin e antagonizmit ndërmjet identitetit fetar dhe atij kombëtar. Përmbajtja e postimeve, e shoqëruar me imazhe fyese ndaj flamurit, përbën një akt publik komunikimi që objektivisht është i aftë të nxisë ndarje, urrejtje apo armiqësi ndërmjet qytetarëve mbi baza të përkatësisë kombëtare”. Sipas gjykatës, qëllimi i të pandehurit nuk ka qenë vetëm shprehja e një opinioni fetar, por nxitje e përçarjes dhe kundërvënies mes qytetarëve në bazë të identitetit të tyre kombëtar. I pandehuri Bibaj është hetuar dhe gjykuar pamasës sigurie, ndërsa dënimi me 2 vite burg, sipas gjykatës, duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. /A2cnn/

flamuri postime fyese urretje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.