Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Gjatë kësaj periudhe ka qenë e pranishme nëpër vende të ndryshme për të prezantuar këngën “Sekret”.
Ronela ka bërë ditën e sotme një postim prekës në “Instagram”-in e saj, teksa në foton e fundit të postimit shfaqet duke qarë.
Hajati shkruan se kjo është gjendja e saj në pjesën më të madhe të kohës. Gjithashtu këngëtarja tregon se kjo është një periudhë shumë delikate dhe intensive në jetën e saj duke shtuar se ka nevojë për mbështetje.
“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!
E ndërkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!