Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“O baba, këtej është puna keq për lekë, kemi frikë” / Fëmijët shqiptarë në kampin e Al Hol kërkojnë të largohen sa më parë

20:31 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elona Shuli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa historia e vogëlushit Alvin mori tjetër rrjedhë falë ndërhyrjes të emisionit investigative “LE IENE” dhe shtetit shqiptar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për më shumë se 50 fëmijët e tjerë shqiptarë që gjenden në mëshirë të fatit në kampin AL-Hol në Siri.

Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

E vetme atje, që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Hol për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Në vazhdim të audiove të tjera që Top Channel ka publikuar, 17 vjeçarja vijon të kërkojë para për të mbijetuar në kampin e ferrit.

Me zërin e dridhur dhe pranë të vegjëlve të familjes shuli, Elona dëshiron nga gjyshërit e saj që ta shpëtojnë.

“O baba, këtej është puna keq për lekë. Mua më duhen disa lekë, se lekët që më çoi nëna unë i bleva dyshekë, batanije dhe m’u harxhuan lekët tani.

Edhe këtu është gjendja keq. Më kanë thënë për të më çuar lekë për të ardhur në Shqipëri.

Tani nëse keni mundësi, Allahu ua bëft ajër se nuk e di. Po më çoni në Shqipëri, se këtu nuk jetoj dot më.

Këtu është rrezik i madh, shumë, shumë keq është.

Po mundët, sa lekë të keni, vetëm më çoni, se jam shumë keq. Mirupafshim, Ju dua shumë”, thotë ajo.

al hol tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.