Në Bamberg të Gjermanisë, njerëzit kanë dalë në ballkone dhe kanë nisur që të këndojnë këngën e njohur italiane “Bella Ciao” duke përdorur vetëm tamburët dhe kitarën.
E gjithë Europa është solidarizuar me Italinë, vend i cili është prekur më së shumti nga koronavirusi, duke shënuar mijëra të vdekur.
Në Bamberg të Gjermanisë, njerëzit kanë dalë në ballkone dhe kanë nisur që të këndojnë këngën e njohur italiane “Bella Ciao” duke përdorur vetëm tamburët dhe kitarën.
“Të dashur miq italianë në këtë moment të vështirë për të gjithë ne por veçanërisht për ju, ne duam t’ju bëjmë me dije se jemi shumë pranë jush. Ne u ndjemë shumë të impresionuar dhe të emocionuar teksa shihnim improvizimet tuaja nga ballkonet e shtëpive dhe vendosëm që të bënim të njëjtën gjë. Ne vendosëm të bashkohemi në korin tuaj dhe të këndojmë këngën e lirisë. Shpresojmë që ky të jetë himni i çlirimit nga virusi,”-thotë njëri prej tyre në fillim të videos.
COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2978 persona.