Mamaja e Xhino Koçës, i cili u vetëhodh nga Sanatoriumi, është rrëfyer për herë të parë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 13 gusht. Stilistja Lira Koça është shprehur për herë të parë në emisionin “Open”:
Eni Vasili: Si je?
Mamaja e Xhinos: Marr frymë…*qan
Eni Vasili: Rikthehemi pak në kohë, si e mësuar infektimin e djalit?
Mamaja e Xhinos: Rreth datës 5 gusht, xhino vjen nga puna dhe më thotë që kam temperaturë. Vendosëm që të rrinte në shtëpi. Nuk kishte asnjë simptomë tjetër, veçse temperaturës. Binte shumë shpejt nga ilaçet. Gjendja vazhdon për dy ditë, kërkuam tamponin dhe iu drejtuam spitalit rajonal, bëri skaner. Leonardi bashkëshorti dhe djali, të dy dalin me COVID të lehtë. Vetëm im shoq i kishte pak më të ngarkuara mushkëritë. Analizat dolën mirë. Na rekomanduan se mund të kalonte në shtëpi. Dhe shkuam në shtëpi. Bëjmë tamponët po atë ditë. Përgjigjen e morëm 4-5 ditë më vonë. Im shoq doli negativ, dhe përgjigjen e morëm kur ishte në Sanatorium. Një i afërm më sygjeron që të çoja analizat për konsultë, sepse mikesha e sa mund t’i shihte më mirë. Ajo më dha recetë për burrin, ndërsa për djalin më tha se kishte nevojë për trajtim për shkak të parametrave të mëlçisë. Kundërshtova! Vendosa mos ta shtroj. Nuk kishte asnjë lloj simptome. Ishte vetëm temperatura. Në mëngjes kishte temperaturë më të lartë, iu ul shumë shpejt. Teksa Xhino fliste, kisha luftë me ndërgjegjien. Nisi dilema, ta çoj, pse ta çoj. Xhino peshonte 98 kile. Nuk e di pse por në orën 8 e gjysmë e zgjoj, i jap ilaçet dhe i them; mos është më mirë të shkojmë në spital? Po mirë më thotë. Xhino ishte në gjendje të qetë. Më thanë se ishte i qetë dhe më thanë do presim analizat. Nuk di ç’analiza janë marrë. Pritëm 4 orë dhe rreth orës 12-1, shtrohet Xhino. Komunikoja me Xhinon. Biseda afetuoze. Ishte i qetë, ishte mirë. Thoshte që i kishin bërë vetëm një serum me paracetamol. Nuk i dhanë ilaçe të tjera, dhe thoshte se nuk i kishte marrë për mëlçinë, ndoshta më thotë ngaqë i piva në mëngjes. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi. Xhino të dielën është i qetë. Dhe nuk kam marrë mundimin si ndjehet apo si është shërbimi. Xhino më tha: O ma jam në një dhomë me 5 të shtruar. Unë kam vënë dy maska, ta kem, sepse sikur më merrej pak fryma. E kishte masën 0.5.” E diela ishte e qetë. Na shtohet doza e ankesave nga ana e Xhinos. Filloi më pas të panikosej, ndjemë që i kisget hyrë pak frika. Iu ankua vëllait se ishte në gjendje të keqe dhe se vuante nga frymëmarrja. I merrej frymë. dukej si i moshuar. Qetësuam Xhinon. Na u duk normale se kishte pak frikë. Stafi na konfirmoi se nuk kishte asgjë. E mërkura u shoqërua me ankesa. Na fliste për pagjumësi. Bën 24 orë pa gjumë.Na e thotë herë pas herë. Të mërkurën qetësohet. I rritet në 39 temperatura. I bëhet një serum, qetësohet nga temperatura. Gjendja e tij pasi i ulet temperatura.