Pamja e Kylie Jenner vijon të nxisë komente. Krijuesja e Kylie Cosmetics postoi një video në TikTok të saj dhe shoqes Stassie Karanikolaou të dielën, në të cilën buzët e të dy bukurosheve dukeshin më të mëdha se zakonisht.
25-vjeçarja e ka pranuar hapur se ka përdorur filler të përkohëshëm në buzët e saj, në vitin 2015.
Pasi Jenner postoi videon në TikTok, një pjesë e madhe e ndjekësve nisën me kritikat. “O zot, buzët”, tha një përdorues, pasuar nga një sërë emojish që tregonin pakënaqësinë e tyre.
Jenner vendosi të mos qëndrojë e heshtur dhe iu kthye ndjekësit: “Është filtri, ik zhduku”.
@kyliejenner ♬ Favorite – ciara