Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Objektet pa leje e të konfiskuara do të nxirren në ankand. Publikohet drafti

13:25 / March 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të fushatës konfiskuese të ndërmarrë nga qeveria për ndërtesat me kate pa leje, është përgatitur tashmë një draft sesi do të veprohet me to. I nxjerrë për Konsultim publik nga Ministria e Financave, projektligji parashikon rregullat se si do të administrohen apo shfrytëzohen objektet e konfiskuara nga ndërtuesit në shkelje të lejes.

Me çmime tregu, një pjesë e ndërtesave do t’u ofrohen për shitje ndërtuesve ose pronarëve të tokës, që kanë të drejtën e parablerjes. Nëse nuk pranojnë ta blejnë objektin, qeveria do t’i kaloj në pronësi të shtetit.

Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për për objektet që janë të papërfunduara plotësisht I cili do të quhet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara. Një njësi e posaçme zbatimi do të kryej punimet e nevojshme në objektet e papërfunduara deri në përfundimin e plotë të tyre.

Për objektet që do të kalojnë në pronësi të shtetit, qeveria do të vendosë se cilat do të mbajë për nevoja të institucioneve publike dhe cilat do t’i shes. Për ato objekte që vlerësohet se nuk duhen në shtet, Ministria e Financave do t’i nxjerrë në ankand për t’i shitur në treg të lirë.

Ankandi do të kryhet sipas ligjeve në fuqi dhe mund të marrë pjesë cilido që është i interesuar. Në draft thuhet se kjo nismë lidhet me programin e Këshillit të Ministrave për të arritur objektivat në parandalimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejes.

Këshillli Kombëtar i Territorit gjatë muajve të fundit ka konfiskuar me dhjetra ndërtesa pa leje në Tiranë por edhe në qytete bregdetare.

konfiskuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.