Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Objektivi i Ben Blushit dhe liria e shtypit

12:47 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
344224062 269275165455106 6674426378780399025 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vitjon Nina

“Nëse liria për të fotografuar dhe regjistruar jetët e të tjerëve quhet liri e shtypit atëherë këtë e kemi fituar”. Nuk është epitaf, apo ndonjë requiem për ditën e lirisë së shtypit, po një përsiatje e gazetarit të njohur Ben Blushi, lidhur me ditën e shënjuar si “e lirisë së pushtetit të katërt”, 3 majit.

Ai në fakt e përshkruan si shumë herë kohët e fundit, me imazh më shumë se me fjalë, përçudnimin që sheh dhe shteron në mendje, rreth fenomeneve të tilla që i pikas objektivi i aparatit, të cilin e shkrep me ngjyra, por e dekoloron në hijet e medias së tij sociale Facebook.

Një foto të tillë e ka shkrepur së fundmi në Durrës dhe përmes saj, përshkruan median e sotme sipas tij, lirinë e saj, të shtypit, të absolutes ndoshta!

“Njerëzit përpiqen të ngjiten lart ndërkohë që është gjithmonë dikush që fotografon mundimin, vuajtjen, vonesën apo dështimin e tyre. Mundësia jonë për të shijuar dështimin e të tjerëve është një sukses që shpesh quhet liri shtypi”.

Kaq i mjafton për ta kornizuar situatën reale, në një botë dhe shoqëri (shqiptare mbi të gjitha), ku ka një ditë të veçantë për lirinë e shtypit, por asnjë ditë të posaçme tanimë për lirinë e vetë shoqërisë, ku të gjithë janë në sytë e të gjithëve dhe askush, nuk është në mendimet e askujt.

Dita e lirisë së shtypit për Blushin, është pikërisht kjo.

Ben Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.