Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH: Çdo 2 minuta një nënë humbet jetën

20:30 / April 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht përparimeve të mëdha në shëndetin amtar, gratë shtatzëna sot përballen sërish me rreziqe serioze. Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara tregon se vdekshmëria amtare është ulur me 40% që nga viti 2000, por numri i vdekjeve mbetet alarmant: vetëm në vitin 2023, mbi 260 mijë gra humbën jetën për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë apo lindjes.

Raporti, i publikuar në Ditën Botërore të Shëndetit, thekson se çdo dy minuta një nënë humbet jetën kryesisht nga shkaqe që mund të parandaloheshin me kujdes bazik dhe shërbime të disponueshme.

Pandemia COVID-19 solli një rritje të menjëhershme të vdekjeve: në vitin 2021, 40 mijë gra më shumë humbën jetën krahasuar me një vit më parë, si pasojë e komplikacioneve direkte dhe ndërprerjes së shërbimeve për nënat dhe foshnjat.

Bazuar në vlerësimet e publikuara aktualisht, afër 300 mijë gra humbasin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijëve çdo vit, ndërsa mbi 2 milionë foshnja vdesin në muajin e parë të jetës dhe rreth 2 milionë të tjerë lindin të vdekur. Kjo është afërsisht një vdekje e parandaluar çdo 7 sekonda, sipas OBSH-së.

Situata është veçanërisht e rëndë në vendet me konflikte dhe krizë humanitare. Në disa vende afrikane dhe në Afganistan, një vajzë e re përballet me një rrezik të frikshëm: 1 në 25 mund të humbasë jetën nga shtatzënia gjatë jetës së saj.

OKB apelon për investime urgjente në sistemet shëndetësore, në mami, infermierë dhe furnizime jetike, për të shmangur vdekjet që mund të parandalohen.

Jeta nene obsh raporti shtatezene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive

22:45 / December 3, 2025

Babai i Meghan Markle në gjendje të rëndë për jetën

22:09 / December 3, 2025

Surprizë! Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së tretë!

22:59 / December 1, 2025

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, ISHP: 125 raste të reja në Shqipëri më 2025-ën

11:13 / December 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.