Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rikthyer vëmendjen te pandemia Covid-19, ndërsa ka shprehur shqetësim për variantin e ri që po qarkullon “Omicron 2”.
Sipas OBSH, në mbarë botën ka pasur një rritje të rasteve me koronavirus, sidomos në vendet me numër të ulët të vaksinimeve.
Kreu i OBSH-së, Tentros, Antanom Grebregeso tha se rritja globale mund të jetë maja e ajsbergut për disa vende, ku testet janë më të ulëta.
Nga ana tjetër, epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkov, beson se rishfaqja e rasteve është rezultat i një kombinimi faktorësh.
Vala e infeksioneve është rritur shumë nga nënvarianti BA.2 i “Omicron”.
“Pa dyshim, BA.2 është varianti më ngjitës i virusit SARS-CoV-2 që kemi parë deri më tani”, ka thënë Kerkov.