Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH jep alarmin për cigaret elektronike

22:58 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cigare elektronike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe çmendin të rinjtë”. Është ky alarmi i OBSH-së, e cila paralajmëron se është e nevojshme dhe urgjente të rregullohet përdorimi i cigareve elektronike.

Me fushatat agresive të marketingut agresive, të cilat përdorin personazhe vizatimorë, shije dhe aroma gjithmonë të reja, industria e duhanit po i shtyn cigaret elektronike edhe më shumë drejt të rinjve. Nëpërmjet mediave sociale dhe influencuesve, këto produkte arrijnë një target  konsumatorësh duke filluar nga mosha 8 vjeç e lart, raporton OBSH.

“Këto cigare, të cilat janë absolutisht joefektive për të lënë duhanin, në kundërshtim me atë që deklarojnë ata që i projektuan kanë efekte të dëmshme në shëndet”, nënvizon menaxheri i promovimit të shëndetit të OBSH-së, Rudiger Krech. Ai tha se si industria e duhanit është përgjegjëse për 8 milionë vdekje në vit.

“Taktika e kësaj industrie është që zbulon një rënie të duhanpirësve dhe përpiqet të rekrutojë të rinj. Për ta bërë këtë tani promovon e-cigaret”, shtoi ai. Kështu të rinjtë bëhen viktima të atyre që i inkurajojnë te “vape”. Nuk është rastësi që OBSH ka zbuluar një rritje të qartë të përdorimit të cigareve elektronike tek të rinjtë.

Në Kanada, për shembull, shkalla e përdorimit midis të rinjve 16-19 vjeç u dyfishua midis 2017 dhe 2022 dhe u trefishua midis të rinjve në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit. “Edhe pse efektet afatgjata shëndetësore nuk dihen plotësisht”, OBSH kujton se cigaret elektronike përmbajnë nikotinë dhe gjenerojnë substanca toksike, disa prej të cilave dihet që shkaktojnë kancer ose rritin rrezikun e çrregullimeve të zemrës dhe mushkërive.

Në fund, nënvizohet se përdorimi i cigareve elektronike në moshë të re mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe të çojë në paaftësi në të mësuar.

elektronike obsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.