Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ditën e sotme një një konferencë për mediat deklaroi se situata e koronavirusit do të përkeqësohet gjithmonë e më shumë nëse disa qeveri nuk ndërmarrin veprime vendimtare për të frenuar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse. Ai ndër të tjera ka thënë se shumë vende po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se masat për uljen e rrezikurt nuk po ndiqen.
“Ne po shohim një rritje të rrezikshme në vendet ku masat e provuara për uljen e rrezikut nuk po zbatohen ose nuk po ndiqen. Më lejoni të jem i prerë: shumë vende po shkojnë në drejtimin e gabuar. Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë. Nëse nuk ndiqen rregullat themelore, ka vetëm një mënyrë se si do të shkojë kjo pandemi: do të përkeqësohet gjithmonë”.- është shprehur ai.
Kujtojmë se deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar 230 000 raste me koronavirusin e ri. SHBA, mbetet shteti më i prekur në botë, me më shumë se 3,3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur.