Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka prova që tregojnë se prania e antitrupave në gjak mund të përcaktojë nëse dikush ka imunitet ndaj koronavirusit.
Dr. Mike Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë tha: ‘Askush nuk është i sigurt nëse dikush me antitrupa mbrohet plotësisht nga sëmundja. Plus disa prej testeve kanë probleme me ndjeshmërinë. Ata mund të japin një rezultat negativ të rremë.’
‘Metro’ raporton se testet e antitrupave, të njohura gjithashtu si teste serologjike zbulojnë gjakun e një personi për antitrupa. Antitrupat janë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar për të mbrojtur veten kundër një pushtimi siç është një virus.
“Ndoshta të gjithë po presin që imuniteti i tufës të jetë arritur dhe që shumica e njerëzve në shoqëri mund të kenë zhvilluar antitrupa. Unë mendoj se provat e përgjithshme e kundërshtojnë këtë gjë, kështu që antitrupat mund të mos jenë përgjigjia që qeveritë po kërkojnë,” tha Ryan.
Kujtojmë që COVID-19 deri më tani në rang global ka vrarë 154,694 persona, ndërsa janë infektuar 2,259,317.