Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH raporton për rritje të rasteve me fruth në Europë

20:19 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OBSH 2 fruthi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar, apo 30 herë më shumë raste se vitin 2022, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për një fushatë “urgjente” të vaksinimit.

“Ne kemi në rajon jo vetëm rritje 30-fish më të lartë të rasteve me fruth, por pothuajse 21.000 hospitalizime dhe pesë vdekje të lidhura me fruthin. Kjo është shqetësuese”, tha OBSH-ja.

Rajoni i Evropës që OBSH-ja mbulon përfshin 53 shtete, përfshirë Rusinë dhe Azinë Qendrore. Dyzet shtete kanë regjistruar raste me fruth më 2023, tha organizata.

Rusia dhe Kazakistani kanë regjistruar më së shumti raste, përkatësisht nga 10.000 raste secila. Evropa Perëndimore, Britania po ashtu kanë regjistruar 183 raste.

Niveli i vaksinimit kundër sëmundjes ka rënë gjatë pandemisë COVID-19 dhe “përpjekjet urgjente për vaksinim janë të nevojshme në mënyrë që të ndalet transmisioni dhe të parandalohet shpërndarja e mëtejme”.

Afër 1.8 milion foshnja në rajonin e Evropës që mbulon OBSH-ja nuk ishin vaksinuar mes viteve 2020 dhe 2022.

“Është e rëndësishme që të gjitha shtetet me shpejtësi të detektojnë rastet dhe të përgjigjen shpejt ndaj shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të vënë në rrezik përparimin e bërë drejt eliminimit të fruthit”, tha OBSH-ja.

Niveli i vaksinimit kundër fruthit po ashtu ka rënë në nivel global.

fruth obsh Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.