Në Dibër të Madhe dhe qytetin e Peshkopisë u zhvillua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Oda dibrane”. Fëmijë, të rinj, burra, gra, të moshuar, ministra, deputetë, gazetarë, pushtetarë vendorë, nga të dyja anët e kufirit i bashkoi “Oda dibrane”, në 30 vjetorin e këtij eventi të rëndësishëm.
Sejcili ansambël me kostumet, këngët, vallet, ritet, doket e vendlindjes së tij. Festa nisi në Dibër të Madhe me një parakalim të bukur të grupeve pjesmarrëse në qendër të qytetit për të vijuar ditën e dytë në shëtiroren “Elez Isufi”, Peshkopi.
Kryetari i Bashkisë Peshkopi Rahim Spahiu dhe kryetari i Komunës Dibër e Madhe Hekuran Duka përshëndetën grupet folklorike dhe pjesmarrësit e shumtë, Ata gargantuan se ky bashkëpunim i nisur tri dekada më parë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Mbresa sollën grupet artistike nga Shqipëria, (Dibra, Mati, Berati, Gjirokastra, Lura, Ansmabli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve) Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe sidomos Arbëreshët e Italisë.
Natën finale të festivalit e ndoqi edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.
“”Oda Dibrane”, festivali folklorik mbarëkombëtar, kjo urë lidhëse kulturore e trojeve shqiptare, përmbylli me sukses mbrëmë në Peshkopi 30 vjetorin e saj. Performancat artistike të grupeve dhe ansableve pjesëmarrëse ishin mbreslënëse për të gjithë artdashësit, spektatorët, miqtë dhe të ftuarit që tejmbushën Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”. Risi e këtij përvjetori jubile të “Odës Dibrane” ishin pjesëmarrja e grupit folklorik nga Arbëreshët e Italisë, si dhe numri special artistik i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve”, tha kryetari i Bashkisë Dibër Rahim Spahiu pas Festivalit “Oda dibrane”.