Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk është përmbajtur dot në sfidën përballë Atalantës, kur Zaniolo rrëzohet një moment në zonë dhe pretendon për një goditje dënimi në kufi të zonës.
Gjyqtari ndryshoi vendimin e tij dhe e dha si goditje dënimi për Atalantën. Ky veprim e ka revoltuar keq portugezin.
Mourinho hyri në fushë duke protestuar dhe me ofendime drejt Daniele Çifit, me këtë të fundit që shkoi dhe i drejtoi kartonin e kuq.