“Arrest me burg pa fat” është masa e miratuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për avokatin Alban Bengasin, i akuzuar nga SPAK-u se ka ofruar rreth 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish-gruan e tij.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani u rrëfeu hetuesve se avokati ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar. Bengasi ka mohuar të këtë lidhje me çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmangur hetimit.
SPAK ka kërkuar shpjegime pse Bengasi u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim. Avokati mohon kategorikisht akuzën dhe sqaron se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë me ndershmëri dhe pa asnjë kompromis.