Një Konferencë për Klimën në Tiranë është anuluar për shkak të një incidenti protokollar, siç e quajti ministri shqiptar i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, dhe jo konflikt rajonal.
Në aktivitetin e organizuar nga OKB, kjo e fundit e cilësonte Kosovën nën siglën e UNMIK, dhe kjo gjë nuk u pranua nga ministri kosovar Fatmir Matoshi. Fillimisht në media u fol për një mosmarrëveshje mes delegacionit serb dhe atij kosovar.
“Rregullat e OKB janë jashtë kompetencave tona, Kosova do të qëndrojë në Konferencë si e ftuar”, tha ministri Blendi Klosi. Ndërsa Matoshi theksoi se Kosova duhej të ishte si vendet e tjera, pasi është vend i rajonit.