Ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh sonte se kaseta e masakrës së Krushës ka ekzistuar, por kjo është goditje nën brez për Bashën. Gjatë një bisede në Ora Tv ai u shpreh se e vërtate e kasetës duhet zbardhur.
Oketa nënvizoi se: “Kjo kasetë ka ekzistuar. Personit që e ka regjistruar duhet t’i njihen meritat. Ka bërë sakrificë. Të vihet gishti te Basha me siguri është një çështje që nuk e di ku mund t’i ketë burimet politike. Organet e drejtësisë të flasin. Nuk është hera e parë që në politikën shqiptare ndodhin goditje të tilla nën brez. Është goditje nën brez për të gjithë interesat e kombit shqiptar.”