Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska duke folur për bashkëshortin e saj tha se lufta nuk e ka ndryshuar Zelensky-n dhe se ai është një person tek i cili mund të mbështetesh gjithmonë.
“Lufta nuk e ndryshoi atë. Duhet të kuptoni se ai ka qenë gjithmonë i tillë. Ai ishte një njeri tek i cili mund të mbështeteni. Një njeri që nuk do të dështojë kurrë, që do t’i shkojë një gjëje deri në fund.”, tha Zelenska gjatë një interviste për gazetën polake “Rzeczpospolita”.