Zëvëndës Drejtori i SHISH-it, Olian Kanushi, u paraqit sot në Kryesinë e Kuvendit, ku po mbahej Komisioni i Sigurisë Kombëtare.
Kanushi mori pjesë në Komision ku në rendin e ditës u shqyrtua ligji për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës të Shqipërisë si dhe u diskutua lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit Nasip Naço theksoi se seanca dëgjimore do të vijonte me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, për shkak të informacioneve sensitive që do të diskutohen në Komision.
Gjithashtu ditën e sotme i pranishëm në këtë Komision ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi për situatën në very të Kosovës.