Aktori Olsi Bylyku mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Egli Tako.
Teksa konfiormoi ndarjen me Eglin, ndër të tjera ai tha se ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënin sepse sipas tij për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.
“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar, pavarësisht se ne e trajtonim sepse ishim tradicional. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajmet kohët e fundit çfarë s’kam parë edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit.
Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja me e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, u shpreh aktori i humorit.
Mirëpo mesa duket këto deklarata të ish-partnerit nuk i kanë pëlqyer fare Eglit, ndërsa së fundmi ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.
“Një grua e mirë u do ta detyrojë kurrë një burrë të kuptojë se ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e shef vetë, është humbja e tij”, ka shkruar Egli.