Me 53 pikë në 36 ndeshje, vendi i 6-të në kampionat, Partizani arkivon një sezon totalisht të dështuar, pa trofe dhe jashtë europe.
Skënderbeu ishte i fundit që i dhuroi një leksion futbolli duke i shkaktuar një humbje me “poker” golash.
Olsi Rama, drejtori i përgjegjshëm i klubit, nuk dëshiron të ndalet gjatë në këtë sezon, jo pozitiv për të, pasi tashmë është koha të mendojnë për të ardhmen, për sezonin pasues, që nis me Ilir Dajën në stol.