Kundërshtarë në lojë, por kolegë në jetë. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të jenë personazhet kryesorë të një filmi. Bëhet fjalë për një film në të cilin ngjarjet zhvillohen në Korçë, të paktën në draftin e parë të skenarit, dhe thuhet se do të jenë partnerë në film.
Skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent. Kujtojmë se më herët, Olta dhe Luizi kanë përmendur që një projekt kinematografik është në axhendën e tyre.
Olta u shpreh në Instagram se “[Plani i radhës është] një film me një kast që as ju shkon mendja”, ndërsa Luizi, në intervistën në podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do të jetë pjesë e një filmi.