E ftuar në emisionin ”Ndryshe”, aktorja dhe ish-konkurrentja e BBVIP 2, Olta Gixhari foli për shtatzëninë e saj, Big Brother Vip, filmin në ”Kuadër të Dashurisë” dhe jo vetëm. Ajo e nisi intervistën duke folur fillimisht për pritjen e saj të ëmbël duke thënë: ”Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë”.
Si t´u duk eksperienca në Dancing with The Stars?
Olta: E shijova jashtëzakonisht shumë, Top Channel i qan spektaklet, gjithashtu e qau edhe filmin.
E pyetur nëse ajo e kishte parë filmin ”5 Herë Jo” dhe nëse mund të bënte një krahasim me filmin ”Në Kuadër të Dashurisë”, aktorja komentoi:
“Po, e kam parë filmin “5 Herë Jo”, por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. “Në Kuadër të Dashurisë” ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo është pika më e fortë, përveç aktorëve kryesorë”, shtoi ajo duke qeshur.