Olta Gixhari ishte një nga dy personazhet më të dashura nga publika brenda shtëpisë së Big Brother, por ajo vendosi të dalë të shtunën që lamë pas, sepse siç e shpjegoi ajo, më i rëndësishëm se çmimi i madh, është familja dhe djali i saj Amar.
Pas daljes nga Big Brother Vip, Olta reagimin e parë për publikun e ka bërë në instagram, duke postuar një foto me djalin e saj Amar, i cili ishte dhe “sebepi’ që ajo doli nga shtëpia.
Mesa duket Olta po përfiton nga çdo sekondë pas daljes nga shtëpia për të rikuperuar kohën e humbur me djalin.