Socialistët e Matit kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj diskutuan sot me të zgjedhurit në strukturat lokale të PS-së rreth masave organizative për një mandat të tretë qeverisës të së majtës në vend. “Socialistët e Matit marrin përgjegjësi për zgjedhjet e reja politike! Sëbashku me drejtuesen politike të Qarkut Dibër, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj diskutuam sot me të zgjedhurit në strukturat lokale të PS-së rreth masave që subjekti ynë politik do të marrë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qeverisja e vendit nga Kryeministri Edi Rama dhe e Bashkisë Mat nga Agron Malaj premtojnë rritjen e elektoratit të majtë në Mat. Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia e drejtuesve të institucioneve vendore garantojnë shtimin e votave për Partinë Socialiste. Puna e çdo socialisti në këtë fushatë bën që reformat e mëdha, në dobi të vendit, të thellohen gjatë mandatit të tretë qeverisës. Ne jemi më të mirët, ne bëjmë diferencën”, shkruan Kryetari i PS së Matit, Hasan Pasha.
Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Malaj takime me strukturat: Më 25 prill, PS do ketë rritje në Mat
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment