Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur përsa i përket botës së showbizzit.
Ai asnjëherë nuk nguron t’i thotë fjalët pa ‘dorashka’ për cilindo personazh publik.
Së fundmi Olti ka thumbuar keq reperin Ledri Vula, i cili i ftuar në emisionin ‘NIN’ në ‘Klan Kosova’ ka bërë një deklaratë në lidhje me repin në Shqipëri.
‘Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin’, tha Ledri.
Ndërkohë Olti, ka publikuar në ‘Instastory’ videon e emisionit dhe e ironizon këtë të fundit duke i bashkangjitur shkrimin: ‘Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në wc’.
Më tej opinionisti shton: ‘Ja psh kënga e fundit e Ledrit… një pjesë e tekstit. Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti. Unë n’shpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti’.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që Olti i thotë të vërtetën në sy artistëve. Rasti më i fundit ka qenë ai me koncertin e këngëtares Tuna.
