Olti Curri vijon të kapet me moderatoren Alketa Vejsiu. Pasi iu kundërvu publikisht për iniciativën për të ndihmuar financiarisht vogëlushin Xheison Bafti, Olti e ka cilësuar së fundmi atë si një mashtruese, por jo haptazi.
Ai ka marrë shtysë nga një përgjigje që Vejsiu i dha një ndjekëseje në “Instagram”, teksa kjo i fundit i përmendi jetën luksoze. “Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në majë të kokës në ’97-s në Top Albania Radio”-u shpreh midis rreshtash moderatorja.

Mirëpo, Olti shkruan se Top Albania Radio nuk është hapur në vitin 1997 por në 1998-ën. “Pyetja është: ku ka qenë duke shkuar Alketa në 97-ën mes plumbave me biçikletë? Se në Top Albania jo, se është hapur një vit më vonë”-shprehet ai, i cili vijon me ironi: “Ekskluzive, zbulohen foto të papublikuara nga udhëtimi i Alketa Vejsiut në vitin e mbrapshtë 97-të për në ambientet e Top Albania Radios, së hapur në 1998-ën”.
