Komisioni Europian në raportin për 2022, në një nga pikat e saja, Shqipëria vlerësohet pozitivisht për politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian, si dhe për rolin në rajon.
Me nota pozitive përshkruhet dhe nisma “Ballkani i Hapur”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por që ka hasur në kundërshtime të forta nga Kosova.
“Për sa kohë që nisma e “Ballkanit të Hapur” është në përputhje me kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse, është një hap i dobishëm drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët midis gjashtë ekonomive të rajonit”, shkruhet në raportin e Komisionit europian.