KAVAJË – Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar mesditën e kësaj të diele në Kavajë. Burime bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në disa zona të qytetit të Kavajës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Bëhet me dije se operacioni po zhvillohet nga forcat Shqiponja, operacionalja dhe antidroga, në kuadër të së cilit thuhet se janë arrestuar dhjetëra persona. Identiteti i personave të arrestuar nuk dihet ende, sakaq në vazhdim pritet një informacion nga Policia e Durrësit./ Dosja.al