Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Firence të Italisë për të çmontuar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogërave.
Sipas medias italiane janë arrestuar 10 persona në provincat e Parmës, Firences, Siena, Prato, Milano, Roma dhe Varese.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e një grupi kriminal të organizuar, të përbërë nga shqiptarë, që merreshin me tregtimin e kokainës dhe marijuanës që vinte nga Shqipëria.
Qendra e kokainës është zbuluar në Firence ku shitej në masë, ndërsa marijuana transportohet përmes detit nga Shqipëria dhe arrinte në qytete të ndryshme italiane.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por mësohet se deri tani janë arrestuar 11 shqiptarë, dy marokenë, një rumun dhe një italian, si dhe janë sekuestruar 275 kg marijuanë dhe 6 kg kokainë.
