Në një kohë kur në rrjetet sociale qarkulloi një lajm se në orën 23:30 do të niste një aksion me helikopter për spërkatjen nga qielli në kryeqytet, në kuadër të masave kundër koronavirusit, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për ‘Opinion’ Rama tha se është e çuditshme që si në rastin e tërmetit, këto lajme programohen të ndodhin në 23:30.
“Është e çuditshme, që të njëjtën njerëz bëjnë këto lajme dhe zgjedhin 23:30. Sikur Shqipëria të kishte helikopter që dilnin në 11 e gjysmë për spërkatje, atëherë do ishit për të bërë biseda të tjera sot.”, tha Rama.