Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Operacioni i papritur: çfarë nuk shkon me Kate Middleton? Dy hipoteza

20:26 / January 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kate 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtypi britanik, pas burimeve zyrtare, e merr të mirëqenë se nuk është një operacion i lidhur me një tumor. Gjithsesi, shqetësimi mbetet i lartë pas njoftimit për shtrimin në spital dhe operacionin e mëpasshëm abdominal, të cilit i është nënshtruar Kate Middleton.

42-vjeçare, sportive, jo duhanpirëse, me tre shtatzëni pa ndonjë komplikacion të veçantë, Princesha e Uellsit ka qenë gjithmonë panoramë e shëndetit të mirë. Ndaj është befasuese dhe shqetësuese heshtja e shtypit rreth arsyeve që e shtynë t’i nënshtrohej këtij operacioni të planifikuar abdominal.

princesha

Ajo që bie veçanërisht në sy është qëndrimi në spital i cili, në bazë të asaj që raportohet në njoftimin e familjes mbretërore, do të jetë 15 ditë. Do të pasojnë të paktën dy muaj rikuperim.

Shtrime kaq të gjata në spital, cilat patologji të veçanta mund të kërkojnë më pas një qëndrim dyjavor në spital? Profesor Luigi Boni, drejtor i Kirurgjisë së Përgjithshme në Poliklinikën e Milanos ka folur për Vanity Fair Italia duke dhënë disa hipoteza.

Hipoteza e endometriozës

Duke qenë se prania e tumoreve përjashtohet dhe bëhet fjalë për një patologji beninje, “hipoteza më e përhapur është se mund të jetë endometrioza, një sëmundje e cila, pavarësisht se është e natyrës gjinekologjike, mund të ketë edhe prekje multifokale abdominale. Më tej, ka të bëjë me gratë në moshë riprodhimi dhe operacioni që mund të pasojë nuk kërkon procedurë urgjente por është i planifikuar”, shpjegon Boni. “Endometrioza ndodh kur indi endometrial – pra indi i mitrës – ndodhet gjithashtu jashtë vetë mitrës. Rrjedhimisht, sa herë që keni periodat, gjakderdhja ndodh edhe në vatra jashtë mitrës, e cila në fakt mund të shtrihet në çdo pjesë të barkut”.

Diagnoza e endometriozës nuk është shumë e thjeshtë, por “kjo patologji mund të trajtohet ose me terapi hormonale për të bllokuar ciklin, ose, në raste më të rënda, me operacion për heqjen e vatrave. Shpesh, ato janë të kufizuara në vezore ose tuba, por në rastet e endometriozës së rëndë mund të kërkojnë edhe rezeksione të traktit gastrointestinal pranë ureterit. Këto janë zona delikate, të cilat prekin organe të shumta, prandaj këto operacione kryhen gjithmonë së bashku me kirurgët gjinekologë. Edhe në periudhën pas operacionit ne lëvizim me kujdes të shtuar dhe një qëndrim më i gjatë në spital në fakt mund të ketë kuptim”, saktëson kirurgu.

Hipoteza e sëmundjes inflamatore të zorrëve

“Patologji të tjera beninje të barkut që mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale me një qëndrim spitalor mesatar dhe që sërish në këtë rast godasin në moshë të re, janë sëmundje inflamatore të zorrëve, si sëmundja e Chron-it apo koliti ulceroz”, shton profesor Boni. “Megjithatë, këto janë patologji për të cilat operacioni nuk është pothuajse asnjëherë indikacioni i parë. Për më tepër, pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale për këto patologji janë prekur prej kohësh, prej vitesh u janë nënshtruar terapive mjekësore shumë të rëndësishme dhe është e vështirë që kjo të mbahet e fshehur për një kohë të gjatë. Kjo është gjendja tjetër për të cilën, kur bëhet fjalë për operacionin – që varet gjithmonë nga vendndodhja dhe kompleksiteti – sigurisht që mund të kërkojë qëndrime të zgjatura në spital”.

Po në lidhje me kohën e rikuperimit? Në përgjithësi, është gjithmonë në përpjesëtim të drejtë me shtrirjen e operacionit që kryhet dhe me patologjinë. “Nëse operacioni është i madh, siç ndodh ndonjëherë për endometriozën, ka mundësi që të duhen deri në dy muaj për t’u rikuperuar”, përfundon kirurgu.

Kate Middleton Operacioni papritur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.