Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni në kampin Ashraf/ Gazetarja: Insistimi për të ndaluar kontrollin tregon se kanë diçka për të fshehur

21:53 / June 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 81
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një situatë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kampin Ashraf në Durrës, ku policia hyri në brendësi të kampit për të zbatuar urdhrin e Gjykatës së Posaçme për kontroll dhe sekuestrim të aparaturave.

Policia u ndesh me kundërshtimin dhe rezistencën e anëtarëve, çka tensionoi situatën, ndërkohë që anëtarët pretendojnë për dhjetëra të plagosur dhe një viktimë, akuzat që u hodhën poshtë nga autoritetet shqiptare.

E ftuar në emisionin “Open” gazetarja Eksiola Shehu ka bërë një rezyme të asaj që ka ndodhur sot, ndërkohë që ka deklaruar se fakti që ka pasur një insistim të vazhdueshëm nga ana e anëtarëve të kampit për të ndaluar kontrollin nga ana e policisë, tregon se në të vërtetë në ato godina ka gjëra për të fshehur.

Ajo ka shtuar se çdo pretendim për dhunë nga ana e anëtarëve të MEK është lehtësisht e vërtetueshme për sa kohë që ambienti është i pajisur nga kamerat.

Ndërkohë analisti Mentor Kikia, ka deklaruar se kampi Ashraf është një qytet shtet me autonominë e saj.

Ai ka shtuar gjithashtu se reagimi agresiv i sotëm tregon se anëtarët e opozitës së Iranit të strehuar në vendin tonë, kanë arsye për të vepruar ashtu, si dhe tregon shumë për ata persona të cilët nuk janë mësuar të kenë një marrëdhënie normale me shtetin dhe zbatimin e ligjit.

Pjesë nga biseda në studio:

Shehu: Policia pretendon se janë djegur dokumente. U sekuestruan pajisje që dyshohet se mbajnë materiale mbi punë e bërë. Ka qenë një numër i lartë i automjeteve të policisë, ndërsa jashtë kampit anëtarët e grupit insistonin që mediat të hynin në brendësi të kampit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Ata pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë.
Deklaronin se janë sulmuar nga policia me shkopinj dhe gaz lotsjellës, çka është hedhur poshtë nga autoritetet shqiptare.

Kjo do jetë lehtësisht e verifikueshme pasi zona është e mirë vëzhguar nga kamerat, si në një shtetrrethim mund të themi.

Kikia: Konfrontim ka pasur sepse nëse shtyn një palë shtyn edhe tjera. Është kërkuar negocim nga policia, që shpërndan videon kur dera është e hapur dhe makinat hyjnë lirisht, por ka edhe pamje kur të gjithë janë bërë ‘kala dibrançe’ për të penguar hyrjen e policisë.
Policia shkon për kontroll dhe kush e pengon do përballet.
Nëse është ushtruar dhunë dhe ka viktima, kjo konfirmohet. Një person ndërroi jetë, por se nuk dihet nëse ka vdekur më parë apo jo.
Ajo që duhet të sqarohet është se çfarë ndodh në të vërtetë aty. Është një qytet-shtet, fakti që kishte një reagim aq agresiv këtu tregon që ka arsye për të kundërshtuar ligjin dhe që nuk janë mësuar në një marrëdhënie me shtetin.

Shehu: Fakti që insistojnë për të ndaluar kontrollin tregon se kanë diçka për të fshehur. Të paktën unë kështu e shikoj.

ashraf fshehur Operacioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.