Një prej banorëve muxhahedinë të kampit Ashraf 3 në Manzë, thotë se Policia ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar.
“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.
“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.