Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni “Strategjia” në Tiranë/ Arrestohen 3 persona për vjedhje në banesa, zbardhen disa raste

09:53 / January 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6340 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Strategjia”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në vjedhje banesash. Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, u arrestuan tre shtetas, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtin krim.

Në pranga ranë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, të dyshuar se vepronin të organizuar si grup kriminal. Sipas hetimeve, ata kanë kryer të paktën tre vjedhje gjatë muajit janar, dy prej të cilave në rrugën “Don Bosko” dhe një tjetër në rrugën “Dritan Hoxha”, ku janë vjedhur 14 mijë euro dhe sende me vlerë.

Mësohet se autorët fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave, pamje të cilat më pas analizoheshin për të zbërthyer mekanizmin e tyre, duke mundësuar hapjen me çelës universal.

Një nga vjedhjet është kryer vetëm një ditë më parë, çka ka ndihmuar policinë në lokalizimin dhe kapjen e autorëve në kohë të shkurtër. Hetimet vijojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa.

Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.

Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

goditet Grupi skifterëve Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.