Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Beteja për Berishën brenda dhe jashtë Kuvendit

22:26 / June 6, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717671355 awdawdqaq06
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha është mizor për të poshtëruar ata që në momente të caktuara në politikë i kanë dalë kundër dhe pastaj i rikthehen në vathën e tij. Dhe sot këtë mizori e ka treguar me Gazment Bardhin. Bardhi është personi që ka përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, dhe ka bërë betejë dy vjeçare kundër tij, madje më me vendosmëri se Basha.

I rikthyer në PD gjoja nën sloganin “të bashkuar në diversitet”, ai sot u detyrua të shpikte sloganin e ri, “të bashkuar në unitet rreth Berishës.”

Kërkesa e tij që Berisha të zyrtarizohej nga kryesia e Kuvendit si anëtar i Grupit të PD, është qartazi një kërkesë pa adresë, pasi nuk ka kompetencë Lindita Nikolla të emërojë se të kujt janë deputetët. Kjo do ishte fundi i parlamentarizmit. Përkatësia e një deputeti në grup parlamentar është procedurë vetdeklaruese në fillim të çdo sezoni parlamentar dhe rregullohet me ligj, jo me dëshira drejtuesish kuvendi.

Bardhi e di mirë këtë, pasi e ka përdorur këtë procedurë për të përjashtuar Berishën. Por i zënë ngushtë nga Berisha, i cili kërkon që Bardhi të japë prova poshtërimi para tij, e detyron atë të kërkojë gjëra alogjike, për t’i treguar Berishës se është gati të shkelë jo vetëm mbi vete, por dhe mbi profesionin e tij, mjafton që ai ta besojë.

Nuk është se pas kësaj do jetë i besuar i Berishës, por së paku do jetë i poshtëruar prej tij. Dhe ky është një “post” me leverdi afër Berishës.

Për të njëjtën arsye grupi i zjarrit që djeg goma para Bashkisë, dhe që u zhvendos para Kuvendit, ishin dhe më pak se tek Bashkia, por dhe kjo nuk kishte rëndësi. Rëndësi ka Kuvendi të paralajmërohet se nëse Berisha nuk merr vulën më 11 qershor, dhe akoma më keq, nëse i hiqet mandati më 11 qershor, kur për koincidencë mbush gjashtë muaj pa shkuar në Kuvend, ai do bëjë rrëmuja.

Nëse brenda sallës poshtëroi Bardhin, jashtë sallës poshtëroi veten. 

I tmerruar nga braktisja, ai postonte në Facebook një video të dy viteve më parë kur ai ishte në krye të një proteste para Kuvendit, të gënjente ndjekësit në Facebook se ka dalë nga shtëpia dhe po udhëheq revolucionin.

Kjo është drama e tij reale, pasi atë që ai ka ende fuqi ta bëjë me individë, duket që nuk e bën dot me opozitën. Nëse ai ka rreth 20 deputetë që e di që nuk e duan, po janë gati t’i shërbejnë, sa të ribëhen deputetë, ai i poshtëron ata për t’i ndëshkuar për mungesën e besnikërisë, por nuk e bën dot këtë gjë me popullin opozitar. Ata nuk i poshtëron dot më, pasi ata nuk dalin më nga shtëpia për të. Dhe kjo është drama e vërtetë e tij.

Më 11 qershor ai ka shanse të humbasë dhe mandatin, dhe vulën e PD përgjithmonë. 

Deklaratat e disa deputetëve socialistë që bëjnë sikur janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe debatojnë për mungesa me arsye apo pa arsye, janë deklarata të qënieve jo politike në PS. Partia Socialiste nuk është gjykatë. Ajo duhet të demonstrojë vullnetin për heqjen e mandatit të Sali Berishës, ashtu si ja ka hequr dhe Arben Ahmetajt kur ka mbushur gjashtë muaj, dhe të tjerëve. 

Berishën nuk e ka penguar PS të shkojë në Kuvend, e ka penguar ligji dhe atë çështje mund ta interpretojnë po gjykatat, jo kundërshtarët e tij.

Maksimumi që mund të bëjë Berisha pa vulë dhe mandat, është ajo që bëri sot. Të poshtërojë Gazment Bardhin brenda në Kuvend, ku përpiqet të bëhet deputet i PD, dhe torturojë 50 vetë jashtë Kuvendit duke djegur goma. Këto është i lirë t’i bëjë dhe më tutje, se ata në fakt e meritojnë të poshtërohen dhe torturohen.

baze Berishen beteja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.