Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Demokratët në çarkun e Shkëlzenit!

20:35 / February 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelzen berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berishën e lëshuan nervat. Nuk arriti të durojë derisa Gazment Bardhi të kthehej nga Uashingtoni dhe vendosi të plotësojë drejtimin e partisë me rrethin e njerëzve teknik që punojnë me Shkëlzen Berishën, djalin e tij, i cili menaxhon financiarisht partinë. Ka bërë kujdes të jenë qartazi njerëzit e tij, se dhe mund t’i maskonte. Por ka marrë fiks CEO-n e Shkëlzenit.

Ndërsa përpiqej të mbante me shpresë Gazment Bardhin se në javët në vazhdim atij do t’i jepej akses në drejtimin e partisë përmes njerëzve të vet, Berisha i dha fund dilemave. Partinë do ta drejtojë vajza me djalin me dakordësi, pa sherr, duke vendosur njerëzit e tyre.

Të tjerët, ose të shërbejnë, ose të ikin.

Për ta kuptuar këtë, mjafton të kuptoni që pronari formal i Syri.net dhe bizneseve të tjera të Shkëlzenit, Gazmend Spahija, ish- zyrtar i lartë tatimesh, meqë ende nuk është “non grata”, përfundon koordinator i partisë së Berishës. Nuk është as njeri politik, as udhëheqës me begraund politik, as personalitet kulturor, as personalitet i shoqërisë civile, as i lexuar, as orator…

Asgjë! Është thjeshtë një mbajtës lekësh i Shkëlzen Berishës. Ai do të drejtojë partinë.

Formalisht Shkëlzeni ka të drejtë ta bëjë këtë. Meqë ai po paguan për partinë, duhet së paku të ketë dhe kontroll mbi shpenzimet dhe drejtimin e partisë. Në këtë pike, nuk mund të fajësohet.

Por këta që presin që Berisha t’i afronte dhe t’u jepte një pjesë të drejtimit të partisë, e kanë marrë përgjigjen.

Thatësira e burimeve njerëzore në partinë e tij është aq e thellë, sa ka nxjerrë në dritë të diellit rrënoja të vjetra njerëzish, që tani po i ofrohen partisë së tij si gjetje të reja. Kriteri i vetëm është se janë ushtarë të djalit të tij.

Kur dëgjon se tani partia do drejtohet nga Gazmend Spahia, shef i thesarit të Shkëlzenit, Arben Qirjako, ish- menaxher i hipotekave të Shkëlzenit, apo Kleves Balliu e Bylykbashi i Elbasanit, kupton që ëndrra e bashkimit të PD rreth Berishës është zëvendësuar me ëndrrën e bashkimit të partisë rreth fëmijëve të tij. Madje rreth ushtarëve të fëmijëve të tij.

Tani pasi Gazment Bardhi të mbarojë vizitën në Uashington, pasi të shkojë tek “Mëngjesi i Lutjeve” dhe të pijë ndonjë kafe në Departamentin e Shtetit, kur të flasë për bashkimin e opozitës, duhet të ketë parasysh se është duke u bërë thirrje njerëzve të bashkohemi rreth Shkëlzenit dhe Argitës. Natyrisht pasi t’u vdesë babai.

carkun demokratet shkelzenit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.