Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Ose i dënuar politik ose i divorcuar politik

22:30 / October 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ilir Meta më në fund ka pranuar akuzat, por nuk pranon më gruan. Ka pranuar që gjithë shkeljet penale për të cilat po dënohet janë bërë nga Monika Kryemadhi.

Ky është një hap i madh përpara, pasi deri më sot po e quanin arrestim politik. Pas kësaj deklarate, Ilir Meta nuk mund të quhet më prej opozitës i arrestuar politik, por i divorcuar politik. Pra divorci ka ardhur për shkak të politikës, kurse shkeljet penale  kanë ardhur për shkak të martesës. 

Në fakt këtë e pohoi dhe vet Monika në sallën e gjyqit, madje shprehu dëshirën të këmbehej në qeli me Metën, por ai nuk pranoi nën moton “burgu për burrat”.

Tani i vetmi që vazhdon ta quajë të burgosur politik është Berisha, i cili ka një kontradiktë, pasi nga një anë ka shpallur një aleancë burrërore me Metën kundër Monikës, nga ana tjetër i quan akuzat politike.

Dy ditë më parë ai akuzoi Monika Kryemadhin se i ka dhënë Edi Ramës 460 mijë euro për punë inceneratorësh. Ajo që ishte e dukshme në atë postim, ishte fakti që ai po i bashkohej akuzave të Metës kundër Monikës, duke e quajtur kështu dhe tradhtare të opozitës.

Kjo u duk më qartë sot kur Monika e sqaroi se “Berishën do ta kenë ngatërruar”, duke nënkuptuar aleancën e tij me Metën dhe njerëzit e tij.

Pra tani Monika, nga një grua “besëprerë” me burrin doli automatikisht dhe “besëprerë” me opozitën e Berishës.

Vetëm se Berisha ka zgjedhur gabim. Nëse ai do që të vazhdojë t’i thotë Ilir Metës, i burgosur politik, nuk duhet të fajësojë Monikën për besëprerë, pasi kështu shfajëson SPAK. Ose do pranojmë që SPAK ka shpikur akuza dhe ka futur në burg politikisht Metën, ose do pranojmë atë që thotë Meta, që Monika i ka bërë gropën Metës duke shkelur ligjin në emër të tij.

Tani Berisha të zgjedhë, ose Monikën “besëprerë” dhe SPAK është në rregull me akuzat, ose Ilir Metën të burgosur politik, por s’ka pse i mban mëri gruas së tij për divorcin me Metën. Pra ose ta pranojë si të dënuar politik, ose si i divorcuar politik.

divorcuar i denuar Politik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.